Gazeta franceze “Le Monde”: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë nga qeveria, një “akt barbar”

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe forca të tejra shtetërore, për të shkatërruar një nga institucionet kulturore kryesore të vendit dhe një nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë”. Kështu e nis editorialin prestigjozja franceze “Le Monde”. Më pas ajo vazhdon duke bërë një pasqyrim të asaj që ka ndodhur me teatrin ndër vite dhe në mëngjesin e herët të 17 majit.

Ndër të tjera, në artikullin e medias së njohur franceze shkruhet:

“Kryeministri shqip

tar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Ndonjëherë me motivet e vetë artit të tij, ai e bëri kryqytetin shqiptar dhe lagjet e tij të jepnin ndjesinë e një galerie në qiell të hapur.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, 55 vjeç, tashmë kryeministër që prej 2013-ës, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të shkatërruar një nga godinat më të vjetra dhe një nga sallat e rralla të spektaklit në Tiranë, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh dhe pjestarë të opozitës, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dozerin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”-thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Një kolektiv që proteston që nga 2018 kundër prishjes së TK, godina e të cilit ishte ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë. Edhe një demonstrim spontan, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht. ”

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Burimi: News31.al