Florjan Binaj kundër urdhrave të Ramës: Nuk pranoj të bindem, s’jemi dele

Florjan Binaj, një nga personazhet më të njohur në Shqipëri, është shprehur kundër të kryeministrit Edi Rama, për ndalimin e qarkullimit me automjete në fundjavë veçanërisht ditëve të diela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori i humorit thotë se refuzon të pranojë urdhrin për të mohuar lirën e qytetarëve.

Artisti e mbyll reagimin e tij duke thënë se ai dhe qytetarët nuk janë dele dhe nuk do të pranojë kufizimin e lirisë.

 “Unë nuk pranoj ti bindem urdhrave të një njeriu që shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele,”- shkroi Binaj.


Burimi: Opinion.al