Aktori i njohur Gazmend Paja i ka kërkuar 46 mijë euro dëmshpërblim një kompanie karburantesh, pasi nuk ka përmbushur kushtet e kontratës dhe detyrimeve kontraktuale të nënshkruara me të.
Paja është bërë imazh i kompanisë dhe ka realizuar spotin publicitar, Paja nuk ka marrë pagesën sipas kontratës. Për këtë marrëveshje të shkelur, aktori i njohur i “Portokallisë”, i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar 46 mijë euro dëmshpërblim.
Nga sa mësohet, aktorit i ishin premtuar 1.100 euro për të qenë imazh i reklamës kësaj kompanie, por nuk i është shlyer detyrimi. Në këto kushte, Paja kërkon 46 mijë euro dëmshpërblim.
Kërkesa pranë gjykatës është bërë më 9 janar, në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dëmshpërblim për mospërmbushjen e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore, mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.