Gati për dasmë! Zbulohen ftesat e Gjikos dhe Elitës

Pas propozimit të veçantë për martesë, Elita dhe Gjiko për pak ditë do të shkojnë drejt altarit.

Jo më larg se dje u tha se çifti do të martoheshin më 21 shtator.

Advertisement

Ndërsa ditën e sotme u zbuluan dhe detajet e vendit ku çifti do të festojë për ditën më të bukur. Ata kanë zgjedhur një nga vendet më të bukura në Prishtinë, ‘White Garden’.

Ky lajm është konfirmuar nga një mik shumë i afërt i Gjikos dhe Elitës. Moderatori Labinot Gashi ka publikuar një foto pranë çiftit nga vendi ku do mbahet martesa. “Diçka po piqet”, – ka shkruar Labinoti krahas fotos.

Pas kësaj, “Prive” ka zbuluar ftesën e ceremonisë martesore.

Të paktën tani jemi të sigurt që do të ketë vërtet një dasëm