Gati ARTPOP 2

    Lady Gaga rikthehet. Pas performancës në SXSW, ku veç të tjerash volli në skenë, Gaga ka zbuluar se albumi i radhës mund të jetë vazhdimi i ARTPOP. Ndërkohë ka treguar një lloj bezdie kur e krahasojnë me Katy Perry: “Po çfarë lidhje kam unë me Katy Perry-n xhanëm. Muzika jonë është komplet ndryshe”. Ndërkohë artisjtja ka prekur pak edhe temën delikate të shitjeve të ARTPOP: “Kemi shitur 2 milion e gjysëm kopje të këtij albumi në mbarë botën. Më falni që nuk shita një million kopje që javën e parë, meqë më ka ndodhur edhe një herë tjetër. Jam shumë e lumtur për mënyrën se si shkuan gjërat dhe kemi shitur aq sa të tjerët. Me sa duket të gjithë e harrojnë se sa i vështirë është biznesi i muzikës në këtë moment. Kam një tjetër ARTPOP gati. Kam shumë materiale të papublikuara. Kam zgjedhur që të mos i publikoj në treg, sepse ndonjëherë është argëtuese të kesh disqe që dëgjojmë vetëm unë dhe miqtë e mi. Ne i adhurojmë ato materiale dhe s’më bëhet vonë për atë që mendojnë të tjerët. Ku i dihet, ndonjë ditë edhe mund t’i publikoj”.
    Hmmmmm me nerva Gagita. :p Të shohim se sa kohë do t’i duhet për të pasur sërish suksesin e dikurshëm…

    Advertisement