GASHI me turne “çmend” botën (FOTO)

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi, i njohur me nofkën GASHI, është duke zhvilluar një turne me koncerte në mbarë botën.

Ai në llogarinë e tij në Instagram është duke postuar fotografi dhe video, ku vërehet se muzika e tij e veçantë është duke u pritur mirë nga publiku.

Advertisement

Turneun e tij GASHI e ka filluar me 30 nëntor në Moskë dhe pritet ta përfundojnë me 21 dhjetor në Londër.

Theksojmë se edhe Gashi ishte njëri prej emrave të mëdhenj që ngushëlloi familjet shqiptare pas tërmetit në Shqipëri i cili la të vdekur 51 persona dhe plagosi më shumë se 650 të tjerë.

/Prive.al/