Filmat që duhet ti shihni me patjetër për festat e fundvitit

Muaji dhjetor dhe festat e fundvitit nuk mund të mendohen pa krijimin e një liste të filmave për t’i parë gjatë ditëve të ftohta.

Në vazhdim do të njiheni me filmat më të shikuar të cilët janë dedikim për festat e fundvitit. Natyrisht në këtë listë nuk mund të mungonte filmi “Home alone”.

Advertisement

Dumb&Dumber – Festat e fundvitit nuk mund të mendohen pa një prej klasikëve të komedisë si “Dumb&Dumber”. Jim Carrey dhe Jeff Daniels ju garantojnë dy orë të mrekullueshme. Nëse dëshironi të harroni gjithçka për pak kohë dhe të zbaviteni shikoni “Dumb&Dumber”.

New Year’s Eve – Vetëm lexoni këta emra dhe pastaj vlerësoni se nëse duhet ta shihni këtë film: Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Sara Jessica Parker, Hilary Swank, Ashton Kutcher, Zac Efron, Josh Duamel, Halle Berry, Jon Bon Jovi, Katherine Heigl. Një ndërthurje historish rreth premtimeve, dashurisë, shpresës, faljes dhe shanseve të dyta në jetë. Film që patjetër duhet të jetë në listën tuaj.

Love Actually – Një tjetër film i cili analizon kompleksitetet e një emocioni të vetëm që na lidh ne të gjithëve, dashuria. Hugh Grant, Liam Neeson, Keira Knightley, Emma Thompson, Alan Rickam, Colin Firth, nuk do të ju zhgënjejnë për t’ju sjellë nga afër emocionet dhe rëndësinë e dashurisë. E kujt nuk i dihet pak dashuri për të përmbyllur vitin?

GrundHog Day – Çfarë do të bënit sikur të zgjoheshit shtatë ditë me radhë në të njëjtën ditë. Bill Murray në një prej paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme, e gjen veten të zënë në kurthin e kohës. Ai është i “mallkuar” që të jetoje të njëjtën ditë deri në momentin sa e jeton atë si duhet dhe vlerëson gjërat që kanë rëndësi në jetë.

The Family Man – Ka dy arsye pse filmin “The Family Man”, është në listë. E para: Asnjëherë mos zgjidhni karrierën para dashurisë. E dyta: Familja është gjithçka që në të vërtet ka rëndësi. E filmi “The Family Man”, përcjellë pikërisht këtë mesazh.

How the Grinch Stole Christmas- A festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin? Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.

Home Alone – Klasiku më i mirë komik që ka lidhje me festat e fundvitit nuk ka se si të mos jetë në këtë listë. Kevin, idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra, do të ju ofroj gjithçka që dëshironi për këto festa. Edhe pse me shumë mundësi e keni parë këtë film, po ta rishikoni përsëri nuk do tu bëjë keq aspak./

News31.al/