Gabriella Cilmi – On A Mission

Këtë herë këngëtarja vjen totalisht ndryshe. Harrojeni atë zërin e plotë e karakteristik. Në singëllin e ri ON A MISSION do të shihni një Gabriella padyshim shumë seksi e të sofistikuar, por shumë ndryshe në stilin e këngëve me të cilat u prezantua në fillim. Ajo nuk tingëllon më vintage, e ngrohtë dhe autentike, por sintetike dhe plastike. Sipas disa kritikëve këngëtarja është më tepër e dhënë pas pozave, sesa performancës me zërin. Pamvarësisht kritikave një gjë është e sigurt: Gabriella Cilmi do të mbushë çdo pistë kërcimi me singëllin e fundit ON A MISSION.