Shqipëri – Moti sot, 19 Mars 2010

Kthjellime do të ketë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndersa në zonat malore herë pas here parashikohet të ketë vranësira të lehta. Edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet me mot të kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar zonat malore Verilindore-Juglindore ku do të ketë dhe vranësira kalimtare. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të qëndrojnë sërish konstante ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 22 km/h nga drejtim Perëndimor – Jugperëndimor dhe për pasojë deti do të jetë i qetë. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të përfshihet nga vranësira dhe shira të dobët. Më problematike situata mbetet në Europën Perëndimore dhe Ishujt Britanikë ku do të ketë shira dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu Europa Verilindore do të mbetet me reshje dëbore dhe stuhi të forta ere.

Advertisement