Granit Xhaka i ka idetë e qartë: Në verën e vitit 2018, do të jetë i përqendruar vetëm te Botërori ku pret të marrë pjesë me përfaqësuesen e Zvicrës.

Advertisement

Mesfushori ka treguar për të përditshmen zvicerane “Blick” se ky objektiv mund të ndikojë edhe jetën e tij familjare.

“Shpresoj që të kem fëmijë së shpejti. Por nuk ka ende ndonjë rrugës, pasi edhe për fëmijët duhet një plan i mirë”, tha Xhaka, i cili ka “paralajmëruar” bashkëshorten e tij, Leonitën, për “surpriza” të mundshme gjatë verës së ardhshme, shkruan PanoramaSport.

“Pse e them këtë? Për shkak të Kupës ë Botës 2018. Nuk dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”, ishin fjalët e Xhakës.

Nga Botërori 2018 na ndajnë pak më shumë se 9 muaj, Leonita duhet të fillojë të bëjë llogaritë…