Futbollisti i Kombëtares Shqiptare bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti shqiptar Andi Lila është bërë baba për herë të dytë.

Burime për “Tiranapost.al” thonë se çifti është gëzuar me një vajzë që e ka pagëzuar me emrin e veçantë Axa. Mbasi përfundoi ndeshjen e djeshme, Andi Lila i mori leje trajnerit dhe vrapoi për në Janinë ku ndodhej e shoqja. Arriti në kohë për lindjen e vajzës.

Lila dhe bashkëshortja e tij, Ornela, u bënë prindër për herë të parë në 2015-ën, me një djalë, Ayan, i cili tashmë gëzon statusin e vëllait të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.