Futbollistët më të shpejtë të Botërorit!

Shpejtësia është një nga cilësitë e rëndësishme të një futbollisti. Një kundërsulm mund të sjellë golin. Por cilët ishin ata që vrapuan më shpejt në ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Këtë listë e kryeson amerikani Antonee Robinson. Në përballjen me Uellsin ai arriti shpejtësinë 35.4 km/h me top në këmbë. Pas tij është Ismaila Sarr i Senegalit me 35.3 km/h.

Advertisement

Të paktën 35 km/h i kanë arritur Achraf i Marokut, Buchanan i Kanadasë, Radonjic i Serbisë, James i Uellsit. Francezi Kylian Mbappe ka vrapuar me 34.7 km/h, ndërsa portugezi Bruno Fernandes 34 km/h.