J.Lo vjen me një album të ri!

Jennifer Lopez njoftoi fansat se do të vijë me një album të ri, i cili në fakt, mban një titull të vjetër, duke rikrijuar albumin e vitit 2002, “This Is Me…Then” dhe duke ndryshuar vetëm periudhën kohore, në “This Is Me…Now”.

Advertisement

J.Lo “ngacmoi” kuriozitetin e fansave, duke postuar pikërisht “This Is Me” e vjetër, i cili shndërrohet në versionin model të këngëtares.

Albumi i saj i vjetër u publikua pikërisht para dy dekadave dhe solli disa prej hiteve më të suksesshme të J.Lo, ndaj, edhe albumi i ri, i cili do të dalë në vitin 2023, pritet të ketë të njëjtin sukses.

J.Lo foli për këtë album në një intervistë për “Vogue” dhe tregoi pak nga kjo prurje e re: “Ky album është gjëja më e sinqertë që kam bërë, kulmi i asaj që jam si person dhe si artiste. Njerëzit mendojnë se dinë se çfarë më ka ndodhur gjatë rrugëtimit tim, por në të vërtetë, ata as nuk e kanë idenë dhe shumë herë e kanë kaq gabim. Ekziston një pjesë që e kam mbajtur të fshehur nga të gjithë. Edhe nga vetja”, u shpreh këngëtarja.

“This Is Me…Now” do të përmbajë 13 këngë që rrëfejnë jetën e artistes, reflektimet mbi sporvat e së kaluarës, si dhe manifestimin e dashurisë së saj me aktorin Ben Affleck.

Titujt e këngëve nuk janë më sekret, përkundrazi, artistja i ka publikuar vetë dhe janë pikërisht këto:

This Is Me … Now
To Be Yours
Mad in Love
Can’t Get Enough
Rebound
not. going. anywhere.
Dear Ben pt. ll
Hummingbird
Hearts and Flowers
Broken Like Me
This Time Around
Midnight Trip to Vegas
Greatest Love Story Never Told