Fustani i Beyonces në dasmën e dytë është thjesht magjepsës (Foto)

Gjatë turit  “On The Run II” çifti i famshëm, Beyonce dhe Jay-Z kanë zbuluar momente nga jeta e tyre private përmes videove që shfaqeshin gjatë performancave të tyre në skenë.

Një prej tyre ishte dhe dasma e dytë ku kanë rifreskuar betimet. Ata nuk dhanë detaje për këtë gjë, por fotoja e kapur fliste shumë. Çifti ndodhej në altar dhe pranë tyre ndodheshin edhe tre fëmijët. Por si dukej fustani i nusërisë të Beyonce?

Advertisement

Stilistja e firmës së fustaneve të nusërisë Galia Lahav ka konfirmuar në një dekalratë për shtyp, se Beyonce ka veshur fustanin e firmës së tyre. Fustani i përket koleksionit “Victorian Affinity” dhe është frymëzuar nga fustani i nusërisë së mbretëreshë Victoria-s. Fustani ishte i mbushur me kristale Swarovski dhe me perla.