“Frozen 2”, nga nëntori në kinematë botërore

Publikohet trajleri i një prej filmave të animuar më të suksesshëm, “Frozen 2”. Prodhimi i Disney, vjen gjashtë vite pas shfaqjes së “Frozen”, duke sjellë sërish personazhet aq shumë të dashura jo vetëm nga fëmijët, motrat Ana dhe Elsa.

Në këtë seri mbretëresha Elsa (Idina Menzel) shihet duke u zhytur në një oqean të errët dhe të stuhishëm, ndërsa po përpiqet ta kthejë në akull. Episodi i ri do të zbulojë se përse Elsa ka lindur me fuqi magjike.

Advertisement

Të gjithë personazhet e preferuar të fansave janë rikthyer në film, si: Princesha Ana (Kristen Bell), Olafi (Josh Gad), Kristofi (Jonathan Groff) dhe sigurisht, dreri i veriut, Sveni.

Me publikimin në kinema në vitin 2014, “Frozen” u kthye në fenomen global, duke fituar më shumë se 1.3 miliardë dollarë në të gjithë botën.

Filmi ka fituar dy Oscars, duke përfshirë ‘Best animated feature’.

Frozen bazohet në përrallën e Hans Christian Andersen, “Mbretëresha e Akullit”, dhe do të nisë të shfaqet në kinematë botërore më 2 nëntor.

/ATA/