Rita Ora është parë në shoqërinë e Chris Brown, ish-të dashurës së tij, Ammika Harris, dhe djalit të tyre të vogël Aeko në Londër.
Këngëtarja 29-vjeçare e veshur me një xhup të zi mbuloi fytyrën e saj menjëherë sap pa kamerat dhe gazetarët.
Ndërsa 31-vjeçari, kishte veshur xhaketën e tij të trashë mbi xhinse të ngushta dhe një palë atlete.
Në përputhje me udhëzimet e tanishme të shëndetit dhe sigurisë, ylli amerikan mbuloi fytyrën e tij me një maskë mbrojtëse ndërsa po kalonte nëpër rrugë me djalin dhjetë muajsh Aeko, që e mbante në krahë.