Të gjitha nënat lumturohen sa herë që vogëlushi i tyre bën diçka të re. Momentet si hapi i parë, fjala e parë, vizatimet apo dedikimet edhe pse janë thjesht veprime të vogla në dukje, mbeten ndër më të shtrenjtat dhe që të gjithë prindërit i kujtojnë gjatë gjithë jetës. Julka Gramo është një prej atyre nënave e cila ka përjetuar këtë emocion. Djali i saj Ian ka zgjedhur t’ja shprehi dashurinë mamit të tij nëpërmjet një vizatimi. Ian është ende i vogël dhe është duke mësuar të shkruajë shkronjat megjithatë i ka lënë një dedikim shumë të bukur Julkës.

“Mami, zemër, dashuri”- shkruan Ian në një fletë ku ushtrohej bashkë me Julkën.

Advertisement

“Mami Aj Llov Ju”- shkruhet në një tjetër. Këngëtarja ka treguar se këto shkrime janë lojërat që ajo dhe Ian bëjnë para gjumit, shkruajnë dhe lexojnë. Mami Julka duhet të ndihet me të vërtetë me fat./Blitz.al/

julka1-1 julka-1