Ditët e fundit Kim Kardashian ka zhvilluar një set fotosh në të cilat shfaqet totalisht nudo teksa shkëlqen e lyer me një material të argjendtë.

Këto fotografi u realizuan për të promovuar linjën e saj të re “Ultralight Beams”, e cila u publikua ekskluzivisht online të premten. Megjithatë, disa fansa me sy të mprehtë kanë vënë re se këto fotografi kanë një ngjashmëri të habitshme me një kopertinë të një reviste në vitin 2013, në ballinën e së cilës ndodhej këngëtarja Beyonce.

Advertisement

Ndërsa përmbajtja e të dyja imazheve mbart një ngjashmëri të pagabueshme, a është e mundur që kjo ishte një rastësi e plotë? Apo Kim zgjodhi me vendosmëri të merrte frymëzimin nga fotografitë e mëparshme të Beyonces?

Megjithatë, përdoruesit e Instagram-it ishin të shpejtë për të vënë në pah paralelet në komentet e Instagram-it te këto fotografi; ose duke lavdëruar Kimin ose duke e etiketuar atë si një kopje të hapur.