Formacioni politik i kandidatit të qendrës në presidencialet franceze, Emmanuel Macron në muajin mars u bë objekt i sulmeve kibernetike, që aludohet të jetë një grup rus, sipas një raporti të paraqitur sot nga kompania japoneze e sigurisë kibernetike “Trend Micro”.
Vjedhja e informacionit personal konsiston në faktin kur një person i cili merr një email nga një institucion ku është regjistruar, apo që ndodhet në web-in e të interesuarit, me qëllim për të marrë të dhënat personale apo identitetin.
Sipas “Trend Micro”, grupi i hakerave rusë “Pawn Storm” i njohur me emrin e “Fancy Bears”, “Tsar Team” apo “APT28″, tashmë nën akuzë për sulmin kibernetik nga Partisë Demokratike gjatë fushatës presidenciale të Hillary Clinton në SHBA, si përgjegjës për këto tentativa kundër Lëvizjes ” En Marche!,(Përpara), të Emmanuel Macron, i renditur në krye të raundit të parë të zgjedhjeve të së dielës.
“Ekziston gjithnjë një pasiguri teknike në këtë proces, megjithëse i kemi minimizuar në maksimum, vuri në dukje Loïc Guézo, drejtues në programim për sigurinë kibernetike të Evropës së Jugut për “Trend Micro” por kemi analizuar një mënyrë operacionale me të dhëna të përpiluara mbi dy vjet, duke na mundësuar identifikimin e burimit.