Kënga “Lost in your light” nga Dua Lipa dhe Miguel ka vetëm tre ditë që është lançuar dhe tani numëron 1 milion dëgjime. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja në Instagram e cila është shprehur tejet e lumtur dhe falënderuese ndaj fansave të saj pasi edhe në këtë platformë ka shënuar plot 1 milion ndjekës.

Kënga e re e Dua Lipës është përzgjedhur dhe nga Complex si ndër më të mirat mes qindra këngëve të reja që janë publikuar nga yjet botërore gjatë këtij muaji.  Complex ka bërë përzgjedhjen e këngëve hip-hop, pop, dhe “Electronic dance music”. Në listën e Complex dominon Kendrick Lamar me disa këngë nga albumi i tij i fundit “Damn”.

Advertisement