Gwyneth Paltrow do të ndërrojë Hollywoodin me biznesin. Aktorja do të fokusohet në rritjen e faqes së saj lifestyle GOOP si dhe kompaninë e fitnesit që ka së bashku me traineren Tracy Anderson. 40 vjeçarja shpreson që të arrijë të ketë suksesin e Jessica Simpson në biznes. “Ajo e admiron Jessica-n dhe perandorinë e ndërtuar prej saj. Dëshiron që të ketë sukses në biznes. Nuk do të heqë dorë tërësisht nga kinematografia. Ka në plan që të luajë një deri në dy role dytësore në vit”,- ka thënë një burim. Në fakt kur aktrimi dhe jeta Hollywood-iane të vjen në majë të hundës, biznesi sidomos kur është i suksesshëm, duket një arsye e mirë për t’u tërhequr…