Pavarësisht se preu flokët për rolin e saj, Cara Delevingne e bën më të mrekullueshme pamjen për jashtë ekranit.
Supermodelja 24-vjeçare kishte bërë një ndryshim drastik në Met Gala, duke tërhequr mjaft vëmendje. Për të kombinuar më së miri veshjen e saj, një kostum ngjyrë argjendi, Cara kishte lyer kokën e saj qerose me bojë argjendi.
Bukuroshja e bëri kokën zero javën e kaluar për rolin e saj në filmin e ardhshëm “Life in a Year”, ku luan rolin e një gruaje që është duke vdekur.