Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” të Blendi Fevziut është folur rreth ngjarjes tragjike të përdhunimit dhe shantazhit në grup që i është bërë një të miture në qytetin e Kavajës. Ndër të tjera ne studio ështe folur dhe për influencat që të rinjtë shqiptarë kanë dhe modelet që ata ndjekin e nga ku frymëzohen.
Skenaristi Alion Çaçi, i ftuar në panel, ka cituar një nga tekstet e reperit Getinjo, pa iu referuar atij por thjesht tekstit, duke e lexuar në studio dhe fjalët në frazat që ai ka cituar kanë qenë të rënda përsa i përket dhunës, seksit dhe “jetës së rrugës”. Çaçi ka thënë se tekste të tilla ka rëndom në muzikën shqiptare dhe ato bëhen shkak për sjelljen e të rinjve.
Lidhur me këtë episod, Getinjo ka vendosur të reagojë në Instagram, ku është shprehur:
Në fjalë të tjera, Getinjo ka treguar se ai vetë është reper i cili ka bërë “shkollën e rrugës”, misioni i tij është t’i bëjë të rinjtë të lumtur dhe jo t’i dëmtojë duke i ngulmuar faktit se kurrë nuk i ka ardhur ndonjë mesazh ku thuhet se muzika e tij ka ndikuar negativisht.
Duke marrë parasysh se në Kosovë po vazhdon një debat i hapur nëse do të bllokohen ose jo, këngët që përmbajnë fjalor të rëndë, mbetet për tu parë nëse edhe ky rast do t’i shtohet diskursit lidhur me këtë çështje delikate.
/News31/