Anjeza Maja zbulon pse është ‘single’: Ka shumë krizë meshkujsh vërdallë

Anjeza Maja prej pak kohësh ka nisur një rrugëtim të ri në karrierën e saj si pjesë e stafit të kryeministrisë. Për të folur më shumë për këtë mision të ri në profesion, por edhe për jetën e saj private, Anjeza Maja ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin radiofonik ‘You & Me’. Moderatorja e njohur nuk ka mundur t’u shmanget disa prej pyetjeve ngacmuese të dy prezantueseve, Julka Gramo dhe Ardit Roshi. Kur u pyet se kur e ka dhënë puthjen fundit, Anjeza i habiti të gjithë me deklaratën e saj. “Nuk e mbaj mend. Kam shumë kohë pa dhënë një puthje. Nuk kam dhënë puthje dashurie”, – është shprehur moderatorja.

Më pas ajo ka shtuar se sipas saj ka krizë meshkujsh vërdallë, sepse nuk ka mundur të gjejë njeriun e duhur që të jetë në nivelin e saj. “Do të doja të kisha në krahë një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, – ka thënë Maja. Moderatorja e ka pranuar prej kohësh që është ‘single’ dhe tanimë e kuptuam të gjithë arsyen. /revistawho.com