Mathew Knowles, babai i këngëtares Beyonce, në një intervistë për revistën “Ebony” ka shokuar me deklaratat që ka dhënë.
Megjithatë, duhet të themi se ai ishte “mendja e ndritur” që ndihmoi Beyonce-n të bëhej e famshme që nga grupi Destiny’s Child tek karriera e saj mizikore si soliste.
Mathew tha se nëse vajzat e tij, Beyonce dhe Solange, po të kishin patur ngjyrë më të errët të lëkurës, nuk do të ishin kaq të famshme sa janë sot. Ai shtoi gjithashtu se kur ishte takuar me mamanë e Beyonces, Tina Knowles, kishte menduar se ajo është e bardhë prandaj ishte lidhur me të.
“Kur u njoha me gruan time të mëparshme, Tinën, mendova se ajo ishte e bardhë dhe më vonë e mora vesh që nuk ishte. Kur isha i ri nëna më thoshte: ‘Mos guxo të sjellësh në shtëpi një zezake’ dhe e konsideronte të rëndësishme ngjyrën e lëkurës, kështu që unë u rrita me këtë ide”, është shprehur Mathew Knowles.
Knowles, ka folur për ndikimin e ngjyrës së lëkurës në industrinë e muzikës, duke thënë se Mariah Carey, Rihanna, Nicky Minaj apo vetë bijat e tij, të gjitha janë të famshme pasi kanë një një ngjyrë të lehtë të lëkurës, e cila preferohet më shumë.