Kanë kaluar më shumë se dy vite nga koha kur bashkëshorti i Rezata Shkurtës, Ermal Hoxha, u arrestua.

Në atë kohë nuk kishte shumë që Ermali ishte bërë baba, duke e lënë bukuroshen e vogël vetëm me të ëmën. Në fillim Rezarta nuk shprehej thuajse fare për këtë temë, por kohët e fundit ajo ka filluar ta shprehë mungesën e Ermalin në çdo mundësi që i jepet. Por, përveç saj është dhe një tjetër person që duket se e ndien shumë mungesën e Ermalit në familje.

Advertisement

Këngëtarja ka publikuar një video ku pyet Herën e vogël “Çfarë e kemi babin ne?” dhe ajo me çiltërsinë e një fëmijë i përgjigjet “Xhan, shpirt, babi është princi”. Më pas Rezarta vazhdon ta pyesi për veten e saj “Po mami?”, dhe ajo i përgjigjet duke thënë se mami është princesha.

Besoj të gjithë jemi prekur nga kjo video kaq e bukur me kaq shumë emocion dhe sinqeritet…