Mund ta themi pa frike që Lori Hoxha nuk është thjeshtë një nga trashëgimtarët e Top Medias, por ajo gjithashtu është kthyer në një pikë referimi tek të rinjtë për stilin në të veshur.

Sot është një ditë e veçantë për bukuroshen e familjes Hoxha, pasi ajo feston 24 vjetorin e lindjes. Lori ka organizuar një festë mbrëmjen e djeshme, ku ka pritur orën 00:00 me miqt e saj më të mirë. Në këtë festë të organizuar deri në detaj kanë marrë pjesë familjarë, njerëz të njohur të Top Medias si dhe miqtë e saj të ngushtë, si: Ledion Liço, Eno Popi, Arbana Osmani, Jonida Maliqi, Luana Vjollaca e shumë të tjerë. Dhe sigurisht në këtë festë nuk mund të mungonte i dashuri i saj, Vis Bajraktari.

Advertisement

Postimet nga personazhet VIP të ftuar në festë kanë qenë të shumta, por ato që kanë rënë më shumë në sy ishin postimet që ka shpërndarë Luana Vjollca në Instastory. Në një video shihet Lori me disa mikesha që kërcejnë nën ritmin e këngës së moderatores “Benzina”. Mbi video Luana shkruan “Gëzuar ditëlindjen zoga ime. Benzin komplet je”.

Ndërkohë në foton tjetër moderatorja bukuroshe shfaqet shumë e afërt me drejtuesen e Top Medias, Vjollca Hoxhën. Dhe sigurisht që foto nuk ka nevoj për koment, prandaj dhe Luana i ka bashkangjitur thjeshtë një kurorë dhe një zemër për të treguar vlerën që ka trashëgimtarja kryesore e Topit.


Lori gjithashtu kishte vendosur dhe kod veshje në festën e saj, duke i kërkuar të ftuarëve të vishen me ngjyrë floriri (gold). Por, jo të gjithë e respektuan kodin. Njëri prej tyre ishte moderatori Ledion Liço, i cili është njëkohësisht dhe bashkëshorti i motres së saj Sara Hoxhës. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë dhe për ti shpëtuar kritikave të Lorit kishte zgjedhur të stamponte një mbishkrim ku shkruhej “Më fal, nuk kisha asgjë gold për të veshur”.