Kryeministri finlandez, Juha Sipila pranoi sot se u kishte dërguar mesazhe elektronike me terma nervozizmi gazetarëve të televizionit publik, ndërkohë që një gazetë e akuzonte se kishte dashur të fshihte një informacion.

E përjavshmja finlandeze “Suomen Kuvalehti” konfirmoi sot se kreu i qeverisë kishte shprehur nervozizëm ndaj dy gazetarëve të televizionit “Yle” duke detyruar stacionin televiziv të hiqte dorë nga publikimi i artikujve më të shfletuar më faqen e tij të internetit.

Advertisement

Çështja kishte të bënte me interesin që do të kishte familja e kryeministrit të qendrës për vazhdimin e aktivitetit të minierës së nikelit të Talvivaaras, pasi ajo ishte aksionere e një nënkontraktori, Katera Steel.

Më 11 nëntor, qeveria finlandeze njoftoi riinjektimin e 100 milionë eurove në Terrafame, kompania publike që shfrytëzon këtë minierë jorentabël që kishte njoftuar mbylljen.