Kultura e përpunimit të birrës në Belgjikë dhe rumba kubane u regjistruan sot si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit me vendim të komitetit ad hoc të UNESCO-s, të mbledhur në Adis Abeba, njoftoi organizata në një komunikatë.

Festimi i Vitit të Ri më 21 mars nga 12 vende (Afganistani, Azerbaxhani, India, Irani, Iraku, Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Turqia) figuron në gjashtë regjistrimet e reja në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Një eveniment festiv (Mangal Shobhajatra) në Bangladesh, 24 periudhat diellore kineze, shumë të rëndësishme për bujqësinë, si dhe muzika dhe kërcimi merenge në Republikën Domenikane plotësojnë këtë listë.

Për regjistrimin e birrës së saj, Brukseli kishte argumentuar se me rreth 1 500 lloje të ndryshme birre, prodhimi dhe vlerësimi i tyre bëjnë pjesë në trashëgiminë e gjallë të shumë komuniteteve në gjithë Belgjikën.

“Kjo kulturë luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe gjatë evenimenteve festive”, theksohet në komunikatën e UNESCO-s.

Kuba, nga ana e saj, kishte theksuar se “rumba është një përzierje festive mes muzikës dhe kërcimit, simbol i një shoqërie të margjinalizuar”.

“Rumba në Kuba, me këngët, lëvizjet, gjestet dhe muzikën e saj është një shprehje e rezistencës dhe i vetëvlerësimit që përmend gjithashtu faljen, sensualitetin dhe gëzimin nga afrimi i njerëzve”, thueht në komunikatë.

Delegacioni nga Kuba në Addis Abeba deklaroi se ia dedikon këtë regjistrim memories së liderit të revolucionit kuban, Fidel Castro, që vdiq në moshën 90-vjeçare.

Komiteti i Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, që nodhet nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor në Etiopi shqyrton dosie mbi lloje të ndryshme të trashëgimisë së gjallë si muzika, kërcimi, gastronomia, festat apo festivalet./ /G.S/ a.jor.