Finalja Liverpool-Tottenham i rrezikon ditën e dasmës nuses.

Dita e dasmës e lënë me 1 qershor ka hapur telashe të mëdha për një çift në Britaninë e Madhe dhe sherri tashmë ka pushtuar forumet dhe rrjetet sociale. Përse do thoni ju?

Sepse dasma është planifikuar në të njëjtën ditë me ndeshjen e madhe finale mes Liverpool-Tottenham e vlefshme për Champions League. Të ftuarit e shumtë në dasmë shpresojnë (akoma) se gjatë kohës që martojnë shokun e tyre do të mund të shohin edhe ndeshjen e futbollit.

Advertisement

Nusja sigurisht që nuk është aspak dakord dhe është kujdesur deri në detaj që për asnjë moment dasmorëve të mos u jepet mundësia të shohin ndeshjen. Ajo u kërkoi 200 të ftuarve që në mënyrë kategorike të respektohet dasma dhe të mos i kushtojnë rëndësi ndeshjes as në celular.

Pjesa më e madhe e të ftuarve janë tifozë të Liverpulit dhe sigurisht që nuk duan ta humbasin ndeshjen, përfshirë dhe dhëndrin.Në postimin e forumit Mumsnet ka pasur reagime të ndryshme, ku pak ndanin të njëjtën shqetësim me nusen për të mos e prishur ditën e dasmës, të tjerë ishin të mendimit që të ftuarit nuk mund t’i vësh përballë një zgjedhjeje kaq të vështirë aq më shumë nëse ata janë tifozë.

Ndërsa për disa komentues zgjidhja praktike e kësaj situate është vendosja e një televizori pranë mjediseve ku do të organizohet dasma në mënyrë që të ftuarit t’i shijonin të dyja së bashku, ndeshjen dhe dasmën. Por nusja nuk toleron as në këtë pikë.

/TopChannel/