Sapo është bërë mama për herë të katërt, por Kim Kardashian do më shumë fëmijë. Me 10 maj djali i saj erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvëndësuese dhe Kim është aq e emocionuar nga atmosfera familjare sa dëshiron të ketë një tjetër fëmijë. Kur Psalm doli nga spitali dhe e dërguan në shtëpi, ylli i “KUWTK” i erdhi dëshira për të zgjeruar akoma më shumë familjen, të paktën kështu shprehen të afërmit e Kim për revistën “Hollywoodlife”. “Kim po kënaqet me foshnjen. Të qenit nënë i pëlqen shumë dhe i vjen në mënyrë natyrale sa do të dëshironte të kishte fëmijë të pestë. Nëse do e marrë këtë vendim, do ndodhë shpejt, por për momentin po shijon fëmijën e katërt. Ajo është aq e emocionuar dhe ky fëmijë e ka afruar akoma më shumë me Kanyen. Që kur Psalm ka shkuar në shtëpi, Kim nuk del pothuajse fare”, tha një burim pranë saj.

/News31.al/