Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra immigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në gjirin e imigrantëve në të gjithë vendin. Efektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e imigrantëve kishin në shenjestër disa vatra imigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.

“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kesaj agjencie.

Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të imigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.