Sapo ka nisur protesta përpara parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm.

Ndërkohë forca të shumta policie janë shtuar rreth godinës së Kuvendit. Nga vendngjarja raportohet se kordoni i policisë i vendosur nga të dyja anët e parlamentit në të dalë të pedonales, përbëhet nga policë meshkuj dhe femra. “BalkanWeb” raporton se gjithashtu janë marrë tela me gjemba për rritjen e sigurisë, për t’u vënë në përdorim nëse pëshkallëzon situata. Protesta e opozitës së bashkuar nis në orën 09:30 dhe përfundon në orën 13:00.

Advertisement

Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj. Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500. Nga Shkodra janë nisur 1000, nga Fieri 800, nga Lezha 1000, Saranda 50, 100 nga Berati.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar mëngjesin e sotëm. Kjo mbledhje bëhet pak para seancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. “BalkanWeb” konfirmon se në këtë mbledhje është rënë dakord që të mbështetet unanimisht kandidatura e Arta Markut për kryeprokurore të përkohshme.