Të kuptojmë Fifi…

Fifi, këngëtarja me një stil aspak të zakonshëm, ulur këmbëkryq në studion e Rudina Magjistarit, është rrëfyer për planet e të ardhmes dhe dy dashuritë e saj.

Advertisement

Këngëtarja prej pak kohësh është bërë teze dhe nipi i saj është dashuria më e madhe që ka në jetë.

“Motra ime është 22 vjeçe dhe më ka bërë teze për herë të parë, ai është një fëmijë shumë i bukur, ka marrë tiparet më të mira nga prindërit e tij. Nuk kam qëndruar shumë gjatë me të dhe e kam peng që nuk e kam parë kur ka folur për herë të parë”, ka thënë këngëtarja.

Por prej disa kohësh, Fifi ka gjetur edhe një mik shumë special, qenin e saj. “Kur e pashë në dyqan, kisha vetëm 40 mijë lekë të vjetra në xhep dhe ia lashë kapar shitëses që të shkoja ta merrja të nesërmen. Unë më përpara i kam patur fobi qentë, por tashmë çdo gjë eshtë ndryshe”, është shprehur 23-vjeçarja.

Këngëtarja ka folur edhe për planet e saj në të ardhmen, dhe për dëshirën për të pasur fëmijë.

“Më pëlqen të kem fëmijë, thjesht mendoj që duhet të vendosim disa gjëra në vijë, si në aspektin profesional dhe në atë ekonomik”, tha Fifi.