FIFA prezanton yjet që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar!

Siç dihet tanimë Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor.

Së fundmi faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.

Advertisement

Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares. Në njoftimin e FIFA-s thuhet:

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore. Maluma dhe Myriam do të performojnë në Al Bidda Park”.

https://www.facebook.com/fifaworldcup/posts/6627323690616755

Ndërkaq, një nga ceremonitë më të paharrueshme të hapjes ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur ylli kolumbian Shakira ndezi skenën me këngën e saj “Waka, Waka”. Rikujtojmë, se Dua Lipa dhe Rod Stewart, kanë refuzuar tashmë mundësinë për të performuar të dielën.

Sa i përket Shakira-s, ​​kolumbiania ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale.

Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës. Me karakteristika të ndryshme, 8 stadiume që do të përdoren në Botërorin 2022 që nis më 20 nëntor e organizohet nga Katari, po përgatiten të presin tifozët e futbollit.

Tani që në histori hyn si vendi i parë i Lindjes së Mesme që fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, Katari ndërtoi tetë stadiume, duke kombinuar buxhetin e teknologjinë e lartë me estetikën arkitekturore për të krijuar një organizim që do të lërë gjurmë.