Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e golave respektivë ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës nga FIFA.
Me 5 mijë franga u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, për të njëjtin festim.
Në internet ka lindur një nismë për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për të 3 futbollistët, që do të thotë 25 000 franga.
Në llogarinë e hapur në “gofundsme”, vetëm në 60 minutat e para janë grumbulluar më tepër se 1000 franga.
Donatorët janë shumica shqiptarë…
Nga ana tjetër, Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 54 mijë franga zviceriane me argumentin se tifozët serbë shfaqën postera diskriminues dhe hodhën objekte në fushë.