Fier | Krim i 5-fishtë, 73 vjeçari shuan një familje

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suk të Fierit, ku një 73 vjeçar ka vrarë me armë gjahu dy vëllezërit e tij, kunatën, mbesën dhe më pas është vetvrarë.

Sipas policisë autor i kësaj vrasjeje tragjike të 5-fishtë është 73 vjeçari Bajram Vrapi i cili ka hyrë në banesën e vëllait të tij, Xhemal Vrapi, 79 vjeç dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj pjestarëve të familjes, duke lënë të vdekur në vend, dy vëllezërit, Xhemal dhe Besim Vrapi 79 dhe 60 vjeç, kunatën e tij D.Vrapi 43 vjeç dhe mbesën minorene me inicialet M.Vrapi vetëm 17 vjeçe. Bajrami në të njëjtën kohë është nisur drejt banesës tij me qëllim për të ekzekutuar bashkëshorten, Afërdita Vrapi, 56 vjeçe, të cilën nuk e ka gjetur në banesë. Pas krimit, Bajrami është larguar në drejtim të një are me misër, ku i rrethuar nga policia, ka vrarë veten me të njëjtën çifte gjahu që kishte vrarë 4 pjesëtarët e tjerë të familjes. Vetëvrasja ka mbyllur çështjen për policinë, ndërsa hetimet janë përqëndruar në motivin që u bë shkak për këtë masakër në familjen Vrapi. Duhej të ishte ditë gëzimi në familjen e Xhemal Vrapit të fshatin Suk 2 të komunës Strumë në Fier, pasi fejonte vajzën Merushe që në Dhjetor mbushte 18 vjeçe. Burimet policore thanë se ngjarja lidhet me fejesën e Merushes, për të cilën xhaxhai i saj Barjami nuk ishte dakord, ndërsa mësohet se dreka e fejesës mes dy familjeve në krushqi, do të hahej sot. Samit Toska, banor i fshatit ku ndodhi krimi makabër tregon se e ka takuar Bajramin, menjëherë pasi kishte vrarë 4 pjestrarët e familjes dhe thotë se 73-vjeçari refuzoi të dorëzohej. “30 minuta pas krimit makabër e takova 73 vjeçarin. I kërkova të dorëzohej në Polici pas këtij krimi që kishte kryer, por ai refuzoi me ngulm. Nuk munda të bëja asgjë, ai me armë në dorë u drejtua tek një arë më misër, aty më pas dëgjova të shtëna, ai kishte vrarë veten. Njoftova menjherë dhe djalin tij për këtë krim makabër, që tronditi gjithë fshatin”, rrëfen Toska.

Advertisement