Tiranë | Reforma territoriale, qeveria miraton 61 bashki

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se qeveria i përcolli Kuvendit për miratim hartën e re administrative me 61 bashki.

I pyetur për çështjen e Himarës, ministri Çuçi se “Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri dhe se ajo i përket Shqipërisë”. “Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përvec 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme”, sqaroi Ministri. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale pak ditë më parë miratoi hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki. Pasi shqyrtoi mendimet dhe opinionet e shprehura nga organet e njësive të qeverisjes vendore si dhe propozimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Komisioni Parlamentar i shtoi 14 bashki të reja variantit me 47 njësi vendore, miratuar dy muaj më parë për konsultim. Bashkitë që i janë shtuar variantit me 47 njësi vendore janë, Fushë – Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Prrenjas, Roskovec, Ura Vajgurore, Poliçan, Selenicë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë.

Advertisement