Jack Reynor i lumtur për rolin në TRANSFORMERS 4

Jack Reynor ka folur në një intervistë për personazhin (Shane Dyson) që luan në filmin “Transformers 4”. “Është një eksperiencë unike të vish në një sheshxhirim gjatë gjithë këtyre ditëve dhe jam shumë i nderuar që jam pjesë e këtij kasti aktorësh. Personazhi që unë luaj është një hero i cili nuk ka frikë të luftojë për ëndrrat dhe idealet e tij”,- thotë Reynor. Seria e re titullohet “Transformers 4 | Mosha e zhdukjes”. Në film vazhdon tensioni, protagonistët janë të përfshirë në luftë dhe në fund me një konflikt me të gjithë botën. Përvec Jack Reynor aktorë të “Transformers 4” janë emra të tillë si Marc Wahlberg, Stanley Tucci, Kelsey Grammer, T.J. Miller.

Kjo është edhe një arsye që premton për shikueshmëri të lartë e si pasojë arkëtime të mëdha.

Advertisement