Fergie është një këngëtare që ka më shumë se 15 vite vite eksperiencë në muzikë dhe kur vjen fjala te performanca live, publiku pret shumë nga ajo.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshmme këngëtarja ka zhgënjyer të gjithë fansat me zërin e saj. Përpara se të niste loja e NBA All-Star të dielën mbrëma, Fergie-t i lanë detyrën e rëndësishme të himnit.
Si fillim, ja si supozohet të tingëllojë himni amerikan, performuar nga Pink, teksa ishte shumë sëmurë:

Advertisement

Dhe ja si e performoi Fergie:

Shumë nga ata që e dëgjuan këtë performancë e shanë pa u përmbajtur në Tëitter. “Nuk jam i sigurt ç’donte të arrinte Fergie me këtë performancë, por nëse donte të dukej si mami i shoqes sime që bën si seksi, ia ka dalë më së miri”,- shkruan dikush. Të tjerë aluduan se ngjan si Marylin Monroe që i këndon këngën e ditëlindjes Presidentit Kennedy.

Heronjtë e mbrëmjes ishin vetë lojtarët që po prisnin të fillonin lojën. Shikojini këto fytyra. A nuk thonë “ç’dreqin po ndodh?”

/anabel.al/