Në fillim të vitit 2018 modeatorja e TV Klan, Alketa Vejsiu na bëri zili të gjithëve me fotot e publikuara nga pushimet e saj në ishujt Bahamas.

Pasi u rikthye në Tiranë, të gjithë menduam se pushimet e saj mbaruan dhe tani do t’i rikthehet vetëm punës, por qenkemi gabuar.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Alketa ka vendosur të pushoj përsëri, por këtë herë në një destinacion me borë për të marrë energji të plota vetëm pak para fillimit të spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”.

Këtë herë moderatorja ndodhet në Val Gardena të Italisë nga ku ka postuar foto në dëborë. Në njërën prej tyre Alketa shfaqet pa make-up, e buzëqeshur ndërsa në fotot e tjera moderatorja na ka treguar pamje nga vendi fantastik që është mbuluar nga dëbora.