Femrat marrin 75% të vendimeve

Po meshkujt? Ata marrin vendime të tipit se ç’makinë duhet të ketë familja apo se çfarë programi do të shohin në TV. Studimi i realizuar nga GINSTER, sugjeron se femrat gjithashtu kanë kontroll mbi vendimet, si psh. si t’a kalojnë kohën e lirë, në ç’orë të shkohet në shtrat si dhe sa duhet të jetë temperatura e kondicionerit. “Duket se meshkujt nuk janë më krerët e familjes dhe ata e dinë mjaft mirë këtë. Jemi shumë të befasuar nga fakti se sa të hapur janë meshkujt me mungesën e vendim-marrjeve të tyre në jetën e përditshme. Shumë syresh nuk e kishin problem të merrnin leje përpara se të bënin gjëra të ndryshme”,- ka thënë zëdhënësi Larry File.

 

Advertisement

Studimi zbuloi edhe se 6 meshkuj në 10 pranonin se ishin partneret e tyre që vendosnin se kur dhe sa shpesh duhet të bëjnë dashuri, ndërsa 66% e meshkujve thanë se ishin totalisht të varur nga partneret për vendime si: kur dhe çfarë duhet të hanë. “Ideja që meshkujt janë koka e familjes është tashmë një ide e qartë që i përket së shkuarës, duke parë se shumica e çifteve pranojnë se gruaja është vendim-marrësja kryesore”,- ka thënë File.

Sondazhi me 3.000 çifte zbuloi gjithashtu se femrat përdorin artin e manipulimit për t’i bërë partnerët që të kërkojnë këshilla nga to, përdorin flirtimin apo veshje të caktuara për të arritur qëllimin e tyre, ndërsa meshkujt zgjedhin çokollatat për të ëmbëlsuar partneret e tyre.

Po ju si mendoni: femrat janë bërë seksi dominues apo meshkujt janë të lumtur me një jetë më pak të komplikuar pa vendim-marrje të përditshme?