Shqipëri | Presidenti Topi niset për vizitë zyrtare në Hungari

Në axhendën e Presidentit të Republikës parashikohen takime me drejtuesit më të lartë të shtetit hungarez, presidentin Pal Shmit, kryeministrin Viktor Orban si dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Lazlo Këver. Temë qendrore e bisedimeve do të jenë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare, intensifikimin e investimeve të biznesmenëve hungarezë në sektorë jetikë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, si infrastruktura, energjetika, turizmi, etj. Gjatë qëndrimit të tij në Hungari, kryetari i shtetit shqiptar do të vendosë një kurorë në Sheshin e Heronjve të Budapestit dhe më pas, do të zhvillojë gjithashtu një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Republikën e Hungarisë.

Advertisement