Femra fatale godet

Saturday, December 13, 2025

Albumi i ri i Britney Spears, i paraprirë nga singëlli HOLD IT AGAINST ME do të publikohet më 29 Mars e ndërkohë ajo pozon për V MAGAZINE si një femër fatale në plot kuptimin e fjalës. Gjatë intervistës artistja flet edhe si do të jetë albumi duke e përcaktuar si “më i maturi” dhe “më revolucionari” që ka bërë ndonjëherë, madje madje sipas saj është edhe më i bukuri. Ajo duket shumë e bindur për këtë album të ri e shumë entuziaste për idenë e riprezantimit tek publiku më e rinovuar dhe e pjekur.

“Kam punuar vërtetë shumë. I kam dedikuar gati dy vite punë këtij projekti. Nuk ka shumë për të thënë, dua që vetë muzika të flasë. Ka pak evoluim dhe revolucion. Disa këngë tingëllojnë si asgjë tejtër e mëparshme, por në të njëjtën kohë mendoj se ky album do të më përfaqësojë si femra që jam tani, për atë ç’ka jam transformuar”,- ka thënë Britney. Në fotot e realizuara nga Mario Testino, këngëtarja shfaqet si një femër tejet tërheqëse e që ka arritur t’a kalojë krizën e thellë personale. “Nuk e kisha menduar kurrë se ç’do të thoshte sukses. Gjithçka doja të bëja ishte të ngjitesha në skenë e të performoja. Kam mësuar se duhet të jesh i sinqertë me veten dhe të mos dëgjosh personat që përpiqen të të ndryshojnë”,- ka thënë Spears. Ja dhe kopertina e V MAGAZINE me “femren fatale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -