Me krokodil në supe

    Protagonisti i TWILIGHT ka folur për raportin e tij me suksesin dhe me Kristen Stewart: ”Është i vështirë…. Do të thoja traumatik”,- më pas e ka përmirësuar duke thënë: “Ajo (Kristen)është shumë cool”. Pattinson do të jetë shumë shpejt prezent nëpër kinematë botërore me filmin WATER FOR ELEPHANTS e ndërkohë pozon për fotografen Annie Leibovitz, në versionin romantik e madje edhe duke luajtur në piano. Në intervistë aktori ka zbuluar disa anë të karakterit të tij.

    “Gjëja më e çuditshme kur të gjithë të njohin është se njerëzit kanë një raport të njëanshëm. Shikojnë fotot e tua dhe mendojnë se të njohin më mirë se një person që njohin në realitet. Ndërkohë as unë nuk e njoh veten kaq mirë”,- ka thënë Pattinson. I pyetur nëse jeta e tij reale përputhet pak a shumë me atë të filmit TWILIGHT përsa i përket edhe koleges Kristen aktori ka thënë: “Po më pyesni nëse jam një vampir? Po… mmmmm… jo tamam. Është e vështirë, do të thoja traumatike. Kristen është shumë cool. Edhe përpara se t’a njihja mendoja se ishte një aktore shumë e zonja. Edhe tani mendoj se është një nga më të mirat. Kristen është shumë e përqendruar në të qenurit aktore e unë jo”. E çfarë n’a zbuloi Robert për lidhjen me Kristen??? Si gjithnjë shumë i përgjithshëm dhe aspak specifik. Gjithsesi ne vijim ju ftojmë të gjithë ju fanset e aktorit që të shijoni fotot e realizuara nga Annie Leibovitz për Vanity Fair.

    Advertisement