Një protestë e pazakontë është zhvilluar nga një grup fëmijësh gjermanë, të cilët iu kanë bërë thirrje prindërve të tyre të mos përdorin telefonat kur janë me ta.
Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit të Hamburgut dhe fëmijëve iu janë bashkuar edhe prindër, të cilët i kanë parë të marshojnë në rrugë me pankartat: “Luaj me mua, jo me telefonin tënd”.
Protesta është organizuar nga 7-vjeçari, Emil Rustige, i cili ishte i pakënaqur nga mungesa e vëmendjes që prindërit e tij tregonin ndaj tij.
“Shpresoj se pas protestës prindërit të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre,” -tha djaloshi.
Kjo ka ngjallur solidaritet tek njerëzit në rrugë dhe 150 persona iu janë bashkuar fëmijëve në protestën e tyre.
Ekspertët mendojnë se varësia e prindërve ndaj smartphonë-ve mund të çojë në probleme të sjelljes në fëmijët e tyre.