Faton Shoshi ka rrëfyer të rejat e fundit rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Ai ka pranuar se nuk është më menaxher i Era Istrefit.
Marrëdhënia e tyre profesionale është ndërprerë për shkak të disa mosmarrëveshjeve me këngëtaren dhe labelin me të cilin prej një viti ajo bashkëpunon, “Sony Music”. Fatoni ka treguar se mosmarrëveshjet e para kanë lindur për këngën “Redrum”.
“Redrum ka qenë mosmarrëveshja e parë me Erën. Ata donin të bënin diçka ndërkombëtare, muzikë pak më ndryshe. Unë isha kundër kësaj se pse ishte e testuar dhe e suksesshme ajo e imja. Ndaj kjo ishte mosmarrëveshje me të huajt dhe me Erën”,-shprehet Shoshi duke nënkuptuar se Era ndoshta do të kishte më shumë sukses me një këngë tjetër.