Pas një pushimi një javor në rrjetet sociale, Bleona Qerreti është rikthyer sërish.

Së fundmi, ashtu siç na ka treguar me postimet e saj në Instastory, Bleona ka vizituar Emiratet Arabe, ku mesa kemi parë ajo duket e lumtur duke e shijuar këtë eksperiencë në maksimum. Mbrëmjen e djeshme ajo është kthyer me një udhëtim biznes-klass për në Amerikë nga ku ka gjetur edhe kohën për të shikuar edhe komentet e fansave që e ndjekin kudo.

Pikërisht një koment duket se e ka acaruar tej mase Bleonën, ku një komentues i thoshte: “Ke vajtur të peshkosh Sheikun”. Këngëtarja i ka publikuar komentet në Instastory dhe ka vendosur ti japi një përgjigje si një mësim publik fansit që e akuzon.

Advertisement

Sigurisht xhaxhi “hajdar Ajnshtajni” më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu, dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një “mendje të lehtë”: “Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lug dhe u nisa për në Abu Dhabi!”, shkruan Bleona në postimin e saj në Instastory.

Për më shumë ajo i fotografoi komentuesit kartën bankare me të cilën i tha se ka paguar çdo gjë vet, duke shprehur “keqardhje” për atë person që kishte mendim të tillë.