Ky vit është i mbushur plot me martesa në familjen mbretërore.
Pas Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan dhe para Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank, kushëriri i Mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten do të kurorëzojë lidhjen e tij me James Coyle.
Ata do ta celebrojnë dashurinë në një kishë në Devon dhe James do të shoqërohet nga ish-gruaja e tij dhe tre vajzat. Ato të katërta e kanë mbështetur këtë martesë dhe do jenë pranë tij në ditën e rëndësishme. Ajo që mbetet për t`u parë është nëse do të jetë dhe mbretëresha e vendit, Elisabeta II, njëherësh kushërira e lordit, pjesë e dasmës.
Kjo për më tepër është martesa e parë në historinë e familjes mbretërore që do të ndodhë mes një çifti homoseksualësh.