“Fama thuajse më vrau”, këngëtari i njohur habit me deklaratën!

Ndonjëherë, të jesh figurë e njohur publike nuk është aq e thjeshtë sa duket, përkundrazi, është dhe mjaft stresuese.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar dhe këngëtari i njohur Liam Payne, në intervistën e dhënë së fundmi,ku ka zbuluar disa detaje tronditëse për veten. Teksa ka folur për “Kiss FM”, ish-pjesëtari i “One Direction” është shprehur se të qenit i famshëm nuk është diçka e lehtë për të. Edhe pse të qenit pjesë e një grupi ka gjithashtu probleme, është më e lehtë të përballosh famën sesa kur je i vetëm.

Advertisement

“Pasi One Direction u nda në vitin 2015, rashë në një gjendje depresioni pasi më duhej të rinisja karrierën solo dhe të bëhesha i famshëm nga e para. Mendimi se tashmë isha i vetëm në qendër të vëmendjes ishte shkatërrues. Pasi rinisa të njihesha si Liam dhe jo si pjesëtar i grupit, ishte e tmerrshme, fama thuajse më vrau”,- deklaroi këngëtari.